Televizioni publik i Francës raporton për “adoptimin e qeneve endacakë” në Prishtinë: 50 euro për një - NACIONALE

Televizioni publik i Francës raporton për “adoptimin e qeneve endacakë” në Prishtinë: 50 euro për një

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Televizioni publik francez “France 24” i ka kushtuar artikull dhe raportim çështjes së qeneve endacakë në Prishtinë – ku qysh në fillim e jep që Komuna e Prishtinës për adoptimin e një qeni endacak “po u ofron një të tretën e pagës minimale” banorëve të saj.

Rama, siç e shtjellon televizioni francez, shpreson se iniciativa e tij për të paguar 50 euro në muaj për të adoptuar një qen endacak, “do ta zgjidh problemin” dhe që “do të ndihmojë në ndërrim të qëndrimeve”.

Kryeqyteti i Prishtinës, supozohet të ketë rreth 4 mijë qenë endacakë, të cilët njerëzit nuk ndihen të lirë të ecin rrugëve, sipas aktivistëve lokalë.

Muajin e kaluar, në një video të shpërndarë, shfaqet një njeri duke ushtruar dhunë fizike në një qen, rast i cili bëri aktivistet për të drejtat e kafshëve të protestojnë.

Kjo nuk është rasti i vetëm, kjo ndodh çdo ditë, në çdo vend të Kosovës”, tha aktivistja për të drejtat e kafshëve, Argjenta Dociqi.

“France 24” ia vlerëson për kauzë të mirë, teksa vazhdon të shtjellojë se Rama përsëri u gjykua nga pensionistët të cilët thanë se qentë duhet të sterilizohen që të mos shtohen, “përndryshe i gjithë buxheti i shtetit do të shkoj tek ata”.

Ne mund ta zgjidhim problemin, nëse kalkulimi për numrin e qenve endacak në kryeqytet është i sakt, dhe një buxhet prej 2 milion eurove”, tha Kryetari Rama.

Një ndër të parët qe pranoi ofertën e Ramës ishte Sami Haxhaj, mekanik, i cili adoptoi 10 qen endacak nga kryeqyteti.

Rama është optimist se dikush duhej ta fillonte këtë luftë, dhe se nuk duhet të pritet ndryshim menjëherë, kjo do të ndodhë ndoshta në 10 ose 20 vite, kur ti duam qent dhe shoqëria do të dojë ti adoptoj ata.

Lajme të ngjashme