'Teherani do të digjet': Ministri izraelit i Mbrojtjes paralajmëron Iranin për sulmet me raketa
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, paralajmëroi liderin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, se "Teherani do të digjet" nëse vazhdon të gjuajë me raketa ndaj qytetarëve izraelitë.
"Diktatori iranian po merr si peng qytetarët e Iranit, duke sjellë një realitet në të cilin ata, dhe veçanërisht banorët e Teheranit, do të paguajnë një çmim të lartë për dëmin e rëndë që i është shkaktuar qytetarëve të Izraelit.
Nëse Khamenei vazhdon të gjuajë me raketa ndaj frontit të shtëpive izraelite, Teherani do të digjet," -tha Katz në një deklaratë, sipas "The Guardian".