Të shtëna me armë në Suedi, raportohet për disa të plagosur
Disa persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri. në qytetin Uppsala të Suedisë.
Policia suedeze tha të martën se disa persona në qytetin e Uppsalës, në Suedinë lindore, janë gjetur të plagosur me shenja që tregojnë për të shtëna me armë, pasi në qytet janë dëgjuar zhurma të forta, raporton The Guardian.
Policia tha në një deklaratë se kishte marrë telefonata nga qytetarë që pretendonin se kishin dëgjuar zhurma që i ngjanin të shtënave me armë zjarri në qendër të qytetit.
“Disa persona janë gjetur me plagë që tregojnë për përdorim të armës së zjarrit,” tha policia.