Të shtëna me armë zjarri në Skenderaj, policia jep detaje - NACIONALE

Të shtëna me armë zjarri në Skenderaj, policia jep detaje

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë me gaz e cila u përdor të dilën në një aheng familjar në Skenderaj.

Sipas policisë, i dyshuari 28-vjeçari me inicialet G.G është arrestuar dhe pastaj është liruar.

“Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër në një nga fshatrat në Skenderaj është identifikuar vendi nga ku ishin dëgjuar të shtënat në një aheng”, thuhet në njoftim.

Ndaj të dyshuarit janë iniciuar veprat penale “përdorim i armës” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve”.

Lajme të ngjashme