Të shtëna me armë zjarri në Shkodër: Dyshohet për të vrarë e të plagosur - NACIONALE

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër: Dyshohet për të vrarë e të plagosur

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Shkodra është tronditur këtë të hënë nga të shtënat me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë objektit të komunës, ku sipas informacioneve paraprake është qëlluar me breshëri plumbash.

Raportohet se nga të shtënat dyshohet për viktima dhe të plagosur, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Mediat në Shqipëri raportojnë për një të vrarë e disa të plagosur.

Lajme të ngjashme