Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, konfiskohen katër gëzhoja
Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën Sylejman Jashari në Prishtinë janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja.
Rastin në polici e ka lajmëruar një qytetar i cili i ka dëgjuar krismat.
Raporti i plotë i PK-së:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM /Rr. Sylejman Jashari, Prishtinë, 17.07.2022 – 04:18. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjersa ishte duke qëndruar në shtëpinë e tij, kishte dëgjuar disa të shtëna të armës. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja. Rasti nën hetime.