Të shtëna me armë zjarri në Pejë, plagoset një person - NACIONALE

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, plagoset një person

1 orë më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se mbrëmë nga disa të shtëna me armë zjarri është plagosur një person.

Ai ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes kanë dalë dy prokurorë.

“Dy prokurorë janë në vendin e ngjarjes, si dhe të gjitha njësitë relevante. Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Pejë. Një person, si pasojë e të shtënave, është plagosur. Më shumë nuk mund të jap detaje për momentin”, ka deklaruar Nikçi, raporton Tëvë1.

Lajme të ngjashme