Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë të Jugut, në vendngjarje gjenden 5 gëzhoja dhe një predhë - NACIONALE

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë të Jugut, në vendngjarje gjenden 5 gëzhoja dhe një predhë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar dje në Mitrovicë të Jugut janë dëgjuar disa të shtëna me armë.

Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se është raportuar se persona të panjohur i kanë sulmuar fizikisht dy ankuesit dhe më pas njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri.

Sipas policisë, në vendngjarje janë gjendur 5 gëzhoja dhe një predhë.

“Është raportuar se persona të panjohur i kanë sulmuar fizikisht dy ankuesit meshkuj kosovarë dhe më pas njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja dhe një predhë. Rasti në procedurë hetimore”, është thënë në raport.

Lajme të ngjashme