Të shtëna me armë në një aheng në Vushtrri
Të mërkurën janë raportuar të shtëna me armë në një aheng në Vushtrri.
Policia njofton se shpejt është identifikuar vendi nga ku ishin dëgjuar të shtënat, dhe në cilësi të provave materiale është sekuestruar një armë me gas, një karikator, 15 fishekë dhe shtatë gëzhoja.
“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar K.K., 23 vjeçar, shtetas i Kosovës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve” dhe ’’Përdorim i armës’’, thuhet në komunikatën e Policisë.