Të shtëna me armë në një aheng në Gjilan, në vendin e ngjarjes gjenden 5 fishekë dhe 20 gëzhoja - NACIONALE

Të shtëna me armë në një aheng në Gjilan, në vendin e ngjarjes gjenden 5 fishekë dhe 20 gëzhoja

1 vit më parë

nga NACIONALE

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në një aheng në Gjilan.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur 5 fishekë dhe 20 gëzhoja.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM & ARMËMBAJTJE PA LEJE- Cërnicë, Gjilan / 02.08.2025-23:40. Njësitet policore gjatë patrullimit, pasi kanë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit te dy të dyshuar kosovar kanë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me të cilat dyshohet se kishin shtënë, 5-fishekë dhe 20 gëzhoja cal-9 mm. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.”

Lajme të ngjashme