Të shtëna masive në Kanada, vriten disa persona të pastrehë - NACIONALE

Të shtëna masive në Kanada, vriten disa persona të pastrehë

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Mediat lokale kanë njoftuar se disa persona janë vrarë nga të shtënat masive në një provincë kanadeze në British Columbia.

Policia në orët e para të ditës kishte lëshuar një alarm emergjent për të shtëna të shumta në qytetin e Langley, duke u kërkuar banorëve të qëndronin vigjilent dhe larg zonës së incidentit.

Ndërkohë, një zëdhënës i Policisë Mbretërore Kanadeze ka thënë për mediat se nga këto të shtëna janë vrarë disa njerëz por nuk ka specifikuar numrin e saktë të viktimave.

Sips CBC, viktimat nga të shtënat ishin persona të pastrehë, dhe policia beson se sulmi i kishte po ata në shënjestër.

Lajme të ngjashme