të ShBA-së: Jashtë kontrolli, po shtyn agjendë ekstremiste
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka sulmuar përsëri me akuza të rënda Gjykatën Supreme të vendit të tij, duke thënë se organi më i lartë i drejtësisë në ShBA ka dalë nga kontrolli dhe, në bashkëpunim me zyrtarët e Partisë Republikane, po shtyn një agjendë ekstremiste, siç tha ai, "për t'i hequr liritë tona dhe autonominë tonë personale".
Në një postim në Facebook, ai paralajmëroi se do të bllokojë çdo përpjepkje të republikanëve në Kongres për ta bërë abortin të paligjshëm. "Nuk mërzitem se çfarë mundohen të bëjnë ata. Kurrë nuk do ta lë këtë që të bëhet ligj", shkroi ai.