“Të rrimë më mirë në ekonomi”: Kurti ia rrotllon logjikën Brnabiqin pasi ia shtoi Kosovës “metohinë” në emër
Një fërkim ca i vogël ka ngjarë mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, pasi kjo e fundit vazhdoi t’i bjerë iluzioni si Kosova “pjesë” e Serbisë dhe duke iu referuar në emrin “Kosovë dhe Metohi”.
Kurti tha se Kosova është “Republikë e Kosovës” teksa shtoi të mos hymë “në atë rrugë” emrash se pastaj do të mund të thuhej “Serbia e Vojvodina, Sanxhaku, Toplica, Rashka, Lugina e Preshevës”.
“Vendi im quhet Republika e Kosovës, jo siç iu referua këtu, ‘Kosova e Metohija’. Po të shkoja kësaj rruge do të merrja shumë kohë, sepse përveçse Serbia, do të duhej të thosha Serbia e Vojvodina, Sanxhaku, Toplica, Rashka, Lugina e Preshevës… Më mirë të përqëndrohemi në ekonomi”, tha Albin Kurti.