“Të përgatitemi për më të keqen”: Asamblisti i VV-së propozon që qytetarët të dalin të ushtrojnë çitje në poligon
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Egzon Azemi, po i druhet një skenari të errët e me përmasa mbarëkombëtare të një lufte pas sulmeve terroriste në Banjskë të Zveçanit të dielen.
Azemi, kërkon që qytetarët të jenë “të përgatitur fizikisht e psikqikisht, për çdo situatë”, e ku shton se veç 2 orë në ditë nga 30 minuta qytetarët të bëjnë “Sport, fitnes, poligon, lexime”.
Madje në koment, ai shpërndan edhe një video edhe si duhet të jepet ndihma e parë në rrast të rrezikut për jetë.