Të paktën gjashtë të vrarë nga sulmet ruse në juglindjen e Ukrainës - NACIONALE

Të paktën gjashtë të vrarë nga sulmet ruse në juglindjen e Ukrainës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Forcat ruse kanë kryer sulme me dronë, raketa, artileri të rëndë e aeroplanë luftarakë në pjesën juglindore të Ukrainës, duke vrarë të paktën gjashtë civilë e duke plagosur gjashtë të tjerë, tha zyra e presidentit të Ukrainës.

Agjencia “Associated Press” raporton se në rajonin Zaporizhia, një pjesë e të cilit mbetet në kontrollin e rusëve, dhjetë qyteza e fshatra janë goditur me artileri.

Numri i të vdekurve nga sulmi me një raketë ruse në një ndërtesë banimi në qytetin Vilniansk të enjten shkoi në dhjetë. Në mesin e viktimave ishin tre fëmijë.

Nikopol, matanë Lumit Dnipro nga centrali bërthamor i Zaporizhias, 40 raketa ruse dëmtuan disa ndërtesa të lata, shtëpi dhe një linjë të rrymës.

Pas tërheqjes poshtëruese nga qyteti Kherson, forcat ruse i kanë shpeshtuar sulmet në rajonin Donetsk, ku Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të premten se ushtarët rusë e kanë marrë kontrollin e fshatit Opytne dhe kanë zmbrapsur një kundërsulm ukrainas për t’i rimarrë vendbanimet Solodke, Volodymyrivka dhe Pavlivka.

Qyteti Bakhmut – cak kyç i përpjekjeve të Moskës për ta marrë nën kontroll tërë rajonin e Donetskut – mbetet skenë e luftimeve të ashpra, tha guvernatori rajonal.

Lajme të ngjashme