Të paktën gjashtë deputetë të VV-së marrin pjesë në një seancë gjyqësore si spektatorë - NACIONALE

Të paktën gjashtë deputetë të VV-së marrin pjesë në një seancë gjyqësore si spektatorë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja Tinka Kurti ka bërë një postim në profilin e saj në Facebook e në të cilin ka treguar se ka marrë pjesë në një seancë gjyqësore për rastin e Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë.

Kurti ka qenë bashkë me të paktën pesë deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes.

Përveç Kurtit, aty shihet edhe Enver Dugolli, Adnan Rrustemi, Arjeta Fejza, Enver Maloku dhe Salih Zyba. Mes turmës mund të jetë edhe ndonjë deputet tjetër, e të cilin momentalisht mund të mos e njohim.

“Sot bashkë me kolegë deputetë ishim në seancën gjyqësore për rastin NPB ku pritet të mbrohen 17 mijë m2 pronë publike.” – shkroi znj. Kurti.

Nuk dihet nëse kjo prani e deputetëve në këtë seancë mund të konsiderohet si përpjekje për të ushtruar presion ndaj Gjykatës.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme