Të paktën dhjetë të vrarë nga shpërthimi në një shkollë fetare të Afganistanit - NACIONALE

Të paktën dhjetë të vrarë nga shpërthimi në një shkollë fetare të Afganistanit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Së paku dhjetë njerëz janë vrarë nga shpërthimi i një bombe në një shkollë fetare në pjesën veriore të Afganistanit, thanë autoritetet talibane.

Shpërthimi ndodhi në Aybak të provincës Samangan dhe, përpos të vdekurve, ka edhe shumë të plagosur, tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.

Sidoqoftë, shifra e të vdekurve mbetet e paqartë. Zyrtarët e një spitali i thanë agjencisë AFP se gjashtëmbëdhjetë persona kanë vdekur.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Thuhet se shpërthimi ka ndodhur përderisa njerëzit ishin duke u larguar pas përfundimit të lutjeve. Një mjek tha se shumica e viktimave ishin nxënës të shkollës.

Lajme të ngjashme