Të paktën 7 ura të shkatërruara në Kherson në 24 orët e fundit - NACIONALE

Të paktën 7 ura të shkatërruara në Kherson në 24 orët e fundit

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Sipas imazheve satelitore të Maxar Technologies, në 24 orët e fundit në Kherson janë shkatërruar të paktën shtatë ura, katër prej tyre që kalojnë mbi lumin Dnipro.

Midis të shkatërruarave ishin edhe dy ura, një automjet dhe një urë hekurudhore që ndodhen në majë të një dige në Nova Kakhovka.

Në muajt e fundit, sulmet ukrainase dëmtuan rëndë edhe urën e automjeteve Antonivskyi, që ndodhet në juglindje të qytetit të Kherson, por sulmet e fundit duket se e kanë shkatërruar plotësisht një pjesë të urës.

Imazhet tregojnë edhe një urë të shkatërruar në Darvika si dhe një autostradë dhe një urë për këmbësorë në fshatin Tyahinka në lindje të digës në Nova Kakhovka.

Ende nuk është e qartë se kush është përgjegjëse për shkatërrimin e urave, por këto sulme vijnë pas tërheqjes së forcave ruse nga bregu perëndimor i Dnipro-s në rajonin Kherson.

Lajme të ngjashme