Të paktën 40 të burgosur ukrainas të luftës u vranë nga sulmet e Ukrainës, thonë separatistët
Separatistët e përkrahur nga Rusia në lindje të Ukrainës thonë se së paku 40 të burgosur ukrainas të luftës, që janë kapur gjatë luftimeve për qytetin Mariupol, janë vrarë nga bombardimet e forcave ukrainase.
Daniil Bezsonov, zëdhënës i separatistëve të përkrahur nga Rusia në rajonin Donetsk, tha se të paktën 40 të burgosur ukrainas të luftës u vranë dhe 130 të tjerë u lënduan të premten, kur një burg në qytezën Olenivka u godit nga sulmi i ushtrisë ukrainase.
Trupat ukrainase u burgosën pas luftimeve të ashpra në qytetin Mariupol, ku ishin ngujuar në fabrikën “Azovstal” për disa muaj para se të dorëzoheshin.