Të paktën 24 të vdekur nga vërshimet në Ugandë - NACIONALE

Të paktën 24 të vdekur nga vërshimet në Ugandë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Së paku 24 njerëz kanë vdekur dhe mbi 5.600 të tjerë janë zhvendosur për shkak të vërshimeve në pjesën lindore të Ugandës.

Dy lumenj dolën nga shtrati pas reshjeve të dendura të shiut në qytetin Mbale gjatë fundjavës, duke vërshuar shtëpi, dyqane e rrugë. Rreth 400.000 njerëz kanë mbetur pa ujë të pastër dhe mbi 2.000 hektarë me të mbjella janë shkatërruar.

Përpjekjet për shpëtim janë penguar nga reshjet, ndërsa disa zona ende janë të paarritshme.

Tri qendra shëndetësore në Mbale u dëmtuan dhe shumë njerëz u detyruan që të udhëtonin deri në 100 kilometra për të arritur te spitali më i afërt.

Qeveria ka dërguar furnizime urgjente dhe është duke punuar me agjencitë humanitare për të ofruar strehim të përkohshëm.

Lajme të ngjashme