Të paktën 230 sudanezë vriten në sulme fisnore për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore
Së paku 230 persona janë vrarë dhe mbi 200 të tjerë janë lënduar në disa fshatra të rajonit Nili i Kaltër në Sudan në ditët e fundit, sipas autoriteteve të këtij vendi.
Gamal Nasser al-Sayed, ministër rajonal i Shëndetësisë, i tha gazetës “The Guardian” se mbi 30.000 njerëz në tetë fshatra janë detyruar që të largohen, pasi shtëpitë e tyre u dogjën dhe banorët u sulmuan.
Shumë gra dhe fëmijë ecën në këmbë disa orë për të arritur në zona të sigurta të qyteteve Damazin dhe Roseires, në të dyja anët e Lumit Nili i Kaltër.
Trazirat politike dhe kriza ekonomike janë përkeqësuar në mbarë Sudanin që nga puçi ushtarak i vitit të kaluar, i udhëhequr nga komandanti Abdel Fattal al-Burhan.
Në rajonet e Nilit të Kaltër dhe Kordofanit Perëndimor, tensionet janë shndërruar në dhunë mes komuniteteve për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore, të cilat janë lënë të pazgjidhura nga autoritetet qendrore për më shumë se një dekadë.
Disa fraksione të partisë në pushtet janë akuzuar për përkrahjen dhe armatosjen e komuniteteve rivale.