Të paktën 10 të vdekur pas shpërthimit të madh në xhaminë e Kabulit - NACIONALE

Të paktën 10 të vdekur pas shpërthimit të madh në xhaminë e Kabulit

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një sulm i madh me bombë në një xhami në Kabul gjatë lutjeve të mbrëmjes ka vrarë të paktën 10 persona, duke përfshirë një klerik të shquar, dhe ka plagosur të paktën 27 të tjerë.

Sipas The Guardian, në mesin e të plagosurve ka edhe fëmijë, ndërsa pritet që numri i viktimave të rritet edhe më tej.

Që ku talebanët kanë marrë pushtetin, dega lokale e grupit të Shtetit Islamik ka shtuar sulmet. Edhe pse për sulmin e fundit ende nuk ka marrë përgjegjësi, javën e kaluar, IS pranoi vrasjen e një kleriku të njohur taleban në qendrën e tij fetare në Kabul.

Lajme të ngjashme