Të pakënaqur me pagat, Sindikata e Policisë tregon se nesër protestojnë 100 punëtorë
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka treguar se të martën, pra nesër, do të protestojnë një pjesë e policisë.
Më saktësisht, ai ka sqaruar se stafi civil nga Flota Operative dhe punëtorët e departamentit mbështetës operativ do të dalin në protestë.
“Si informacion për juve pak më i ri, kam informacione nga dy grupe të zyrtareve të stafit civil nga flota operative, pjesa e mjeshtërive që na i servisojnë veturat dhe nga punëtorët e Departamentit mbështetës operativ… Kam marr si paralajmërim se do të protestojnë rreth pakënaqësive për pagave. Arsyeja është se nga Ministria e Punëve të Brendshme ka premtuar para tre muajve se do të rregullojnë vlerën e koeficienteve sipas pozitive që kanë, ku në këtë grup janë, automekanik, autolimar, kemi murator, ujë instalues, elektricist e shumë kategori të mjeshtreve, ku me ligjin e ri të pagave janë diskriminuar shumë. Për këtë kam adresuar kërkese tek Ministri i Punëve të Brendshme që të takohemi edhe me punëtorët”, thotë Zeqiri, transmeton Reporteri.
“Kështu, informacionet i kanë së paku edhe të tjerët dhe mbështetjen nga sindikata do të kenë, mirëpo do të jemi shumë të kujdesshëm që të na shkojë mbarë…Flota operative janë rreth 60, ndërsa këta janë rreth 40. Pra, të dy palët janë rreth 100 punëtorë…Prej ministrit nuk kemi marrë ende përgjigje”, shtoi Zeqiri.