Të martën protestohet për ish-policin që u arrestua në Serbi - NACIONALE

Të martën protestohet për ish-policin që u arrestua në Serbi

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Familja e ish-policit, Arbnor Spahiu, i cili po mbahet padrejtësisht në Serbi, ka thirrur protestë paqësore.

Protesta do të mbahet të martën më 30 shtator të vitit 2025, në sheshin “Skënderbeu” me fillim nga ora 12:00.

Në njoftimin e familjes është thënë se protesta do të mbahet me moton “Liri për Arbnorin – Drejtësi Tani”.

“Familja e policit Arbnor Spahiu i mbajtur padrejtësisht në Serbi kërkon mbështetjen e të gjithëve, Bashkohuni për të kërkuar liri të menjëhershëm të tij”, shkruhet në njoftimin e familjes.

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale Operative të Kosovës, Arbnor Spahiu ishte ndaluar nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Horgosh, e më pas u dërgua në qendrën e ndalimit në Kanjizë.

Lajme të ngjashme