“Të jemi në linjë me të gjitha ato që ka gjetur Gjykata Kushetuese”, Haxhiu duket se e ka kuptur që s’bën ndryshe - NACIONALE

“Të jemi në linjë me të gjitha ato që ka gjetur Gjykata Kushetuese”, Haxhiu duket se e ka kuptur që s’bën ndryshe

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu në emisionin 60 minuta në KTV, ka habitur me qëndrimin e saj kasrshi Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.

Haxhiu edhe pse disa herë kishte kritikuar gjykatën për këtë aktgjykim dhe të tjerë, e kishte sulmuar gjyqtarët që nxorrën këto vendime, ajo tashmë duket se e ka kuptuar që s’bëhet Ligji për Byronë ndryshe.

“Nuk do të lëshohemi tek aspektet që Gjykata Kushtetuese nuk i ka gjetur si shkelje. Ne do të fokusohemi t’i ndryshojmë ato që Kushtetuesja i ka gjetur si shkelje, ta zëmë të mbikqyrja. Kushtetuesja na ka thënë se Kuvendi duhet ta mbikqyrë punën e Byrosë, meqenëse është organ që e ka mandate mbikqyrjen. Poashtu te aspekti i retroaktivitetit ka ngritur vërejtje dhe dyshime. Ne i kemi proceduar në letër këto, por që s’kemi mundur deri tash pa u siguruar që del aktgjykimi dhe të jemi në linjë me të gjitha ato që ka gjetur Gjykata Kushtetuese.” – ka thënë Haxhiu

Lajme të ngjashme