Të hënën Prokuroria e Specializuar përballet me pyetjet e trupit gjykues në Hagë
Procesi me deklaratat përfundimtare në gjykimin ndaj ish-drejtuesve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës po i afrohet mbylljes në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Mbrojtja e Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi ka përfunduar tashmë paraqitjet e saj përmbyllëse. Sot ka nisur edhe deklarata përfundimtare e ekipit mbrojtës të Jakup Krasniqi, e cila do të vijojë të hënën.
Më 16 shkurt, Zyra e Prokurorit të Specializuar do t’u përgjigjet pyetjeve të trupit gjykues.
Në përfundim të seancës së sotme, gjyqtari Charles Smith bëri të ditur se në orën 09:00 do të vazhdojë paraqitja e mbrojtjes së Krasniqit, ndërsa në pjesën e pasdites fjala do t’u takojë Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit. Përfaqësueses së kësaj zyre, Kimberly West, iu kërkua të përgatitet për t’iu përgjigjur pyetjeve të gjykatësve, me pritjen që kjo fazë të përmbyllet brenda kohës së paraparë.