Të gjitha partitë pa dallim, miratojnë në Komision Projektligjin për themelimin e Institutit për Krime të kryera gjatë luftës në Kosovë
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka njoftuar dhe ka falënderuar te gjithë anëtarët e Komisionit për Legjislacion të cilët siq tha Haxhiu, unanimisht i dhanë mbështetje projektligjit për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Në komision, ky projektligj u mbështet nga të gjithë anëtarët, pa dallime partiake.
Njoftimi i ministres
“Falenderoj anëtarët e Komisionin për Legjislacion që unanimisht i dhanë mbështetje projektligjit për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë!
Qeveria jonë do të vazhdojë punën në hartimin e strategjisë për drejtësi tranzicionale dhe bashkë me institucionet përgjegjëse, do të identifikojmë nevojat me qëllim të vënies së drejtësisë për krimet e luftës.”