Të dielën betohet Bajram Begaj, presidenti i ri i Shqipërisë - NACIONALE

Të dielën betohet Bajram Begaj, presidenti i ri i Shqipërisë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Të dielën, Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë një seancë speciale, gjatë së cilës do të betohet Presidenti i ri i Republikës, Bajram Begaj.

Seanca do të fillojë në orën 18:00 dhe ka në rend dite vetëm ceremoninë e betimit.

“Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës së seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet”, thuhet në urdhrin e Lindita Nikollës, kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

Begaj u zgjodh President me shumicën e votave të deputetëve në Kuvend, javë më parë.

Ai do ta pasojë në këtë post, Ilir Metën.

Lajme të ngjashme