Të dërguarit e Gjermanisë dhe Francës arrijnë në Prishtinë
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe këshilltarët e Gjermanisë dhe Francës për dialogun, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune, kanë arritur në Prishtinë.
Tashmë ata kanë hyrë në objektin e Qeverisë për tu takuar me kryeministrin Albin Kurti.
Javën e kaluar, kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë njoftuar se kanë angazhuar këshilltarët e tyre për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
Në një letër dërguar Kurtit dhe Vuçiqit, dy udhëheqësit kryesorë të BE-së u bënë thirrje atyre që të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat do të sjellin përparim në dialog.