Të dërguarit amerikanë mbërrijnë në Kiev pas bisedimeve me Putinin në Moskë
Dy të dërguarit të Shteteve të Bashkuara kanë mbërritur të dielën në Kiev për bisedime me autoritetet ukrainase, pasi një ditë më parë zhvilluan takim me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë.
Steve Witkoff dhe Jared Kushner kishin diskutuar me Putinin për hapat e ardhshëm drejt përfundimit të luftës në Ukrainë, ndërsa zyrtarët amerikanë kanë shprehur shpresën për takime po aq produktive edhe në Kiev, raporton BBC.
Detajet e propozimeve të diskutuara në Moskë nuk janë bërë ende publike, por një njoftim pritet gjatë javëve të ardhshme.
Kjo është vizita e parë në kryeqytetin ukrainas e dy negociatorëve kryesorë të presidentit amerikan Donald Trump. Ndërkohë, Putin dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky janë pajtuar për ndalimin e sulmeve ndaj kryeqyteteve të njëri-tjetrit për tri ditë.
Zelensky ka deklaruar se Ukraina është e gatshme për bisedime, duke kërkuar paqe dhe garanci sigurie.