Tash radha e Berishës: Përplasje të ashpër me Ramën, ia përmendin sërish naftën e Millosheviqit - NACIONALE

Tash radha e Berishës: Përplasje të ashpër me Ramën, ia përmendin sërish naftën e Millosheviqit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vazhduar përplasjet e tij në Kuvendin e Shqipërisë. Tash është përplasur me kryetarin e PD-së, Sali Berisha.

Rama ia ka përmendur sërish naftën që tha se Berisha ia ka dërguar Millosheviqit në kohën e luftës.

“Dërgoi naftë Millosheviqit atje. E bëje Hashim Thacin terrorist atje. Dil nga ana e tjetër. Futu andej e ktheje Shqipërinë në pronë private, dhe vjen historia përpara e thotë prit more vëlla, o bajraktar. Çfarë krenarie keni për luftën nëse s’keni kurajo ta respektoni komandantin UÇK-së. Në rrethin e 9 të ferrit po të jetë Thaci, duhet të ngriheni në këmbë kur i përmendet emri”, tha Rama në Kuvend.

E pas kësaj, Sali Berisha doli në foltoren e Kuvendit. Por, atij nuk iu dha fjala. Ai mbajti fjalim, por pa arritur që publiku ta dëgjojë se çfarë diskutoi.

Seanca po vazhdon, për ta votuar rezolutën kundër raportit të Dick Martyt.

Lajme të ngjashme