Tarifat e reja të energjisë, në fazën e vlerësimit - NACIONALE

Tarifat e reja të energjisë, në fazën e vlerësimit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shtrenjtimi i energjisë duket i pashmangshëm.

Por, se a do të shtrenjtohet energjia elektrike në prill, këtë çështje Ministria e Ekonomisë ia ka lënë në dorë Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të vendosë.

“Rregullatori i Energjisë (ZRRE) është institucion i pavarur i cili i ushtron kompetencat për rregullim të sektorit të energjisë dhe e bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të energjisë elektrike. Lidhur me çështjen për të cilën keni shtruar pyetje, ju lutem drejtojuni komunikatës së fundit të lëshuar nga ZRRE”, thonë për RTK nga Ministria e Ekonomisë.

Ndërsa, nga ZRRE i kanë thënë RTK-së se janë në fazën e vlerësimit të aplikacioneve të KEDS-it KESCO-s dhe KOSTT-it, të cilat përfshijnë kërkesat për shtrenjtim të energjisë.

Lajme të ngjashme