Tarifat e administratës Trump, ish-zëvendësministri: Efektet do të vijnë në mënyrë indirekte përmes BE-së - NACIONALE

Tarifat e administratës Trump, ish-zëvendësministri: Efektet do të vijnë në mënyrë indirekte përmes BE-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-zëvendësministri për Ekonomi, Edison Jakurti, ka komentuar veprimin e administratës Trump për t`i vendosur “tarifa reciproke” tregtare për të gjitha shtetet e botës.

Ai ka bërë me dije se nga këto tarifa Kosova do të preket në mënyrë indirekte.

Në një intervistë për emisionin “Interaktiv”, Jakurti ka thënë se këto efekte do të vijnë përmes Bashkimit Evropian.

“Tarifat mbi importet po vendosen në bazë të atyre tarifave që këto vende i vendosin për produktet e Amerikës. Kosova mund ta eliminojë 100 për qind këtë tarifë, më pas edhe SHBA-ja e eliminon, por ne jemi ekonomi shumë e vogël që importojmë edhe nga shumë vende tjera. Ndikimi më i madh do të jetë në mënyrë indirekte, jo direkte prej këtyre tarifave që vendosen sepse në vitet e fundit ne kemi eksportuar në SHBA kryesisht dyshekë, mirëpo vednmosja e tarifave për mallrat që vijnë nga Evropa, kjo mund të ketë efekt indirekt në ekonominë e Kosovës. Efektet më të mëdha do të vijnë në mënyrë indirekte përmes Eurozonës dhe Bashkimit Evropian”, ka thënë Jakurti.

Lajme të ngjashme