Tallje e rëndë: Gërvalla me staf morën shtëpi me qira në ShBA, thonë se ia kursyen shtetit 80 mijë dollarë - NACIONALE

Tallje e rëndë: Gërvalla me staf morën shtëpi me qira në ShBA, thonë se ia kursyen shtetit 80 mijë dollarë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në fund të muajit shtator bashkë me stafin e saj ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe në dy tubime politike të Lëvizjes Vetëvendosje atje.

Portali “Demokracia” ka publikuar shpenzimet e Gërvalles dhe stafit, të siguruara nga kërkesa për qasje në dokumente publike.

Sipas të dhënave të MPJD-së, Gërvalla me staf kanë shpenzuar 86 mijë e 512 euro gjatë qëndrimit në ShBA.

Mëditjet dhe udhëtimi: 20,929.60 euro

Akomodimi: 38,416.88 euro

Shpenzimet tjera: 2,776.97 euro

Dreka dhe darka zyrtare: 1,844.00 euro

Biletat e aeroplanit: 22,550.18 euro

Krejt në fund, ministrja është kujdesur të tregojë se Gërvalla me staf kanë marrë një shtëpi me qira gjatë qëndrimit atje, duke pretenduar se i kanë kursyer buxhetit të shtetit 80 mijë dollar.

“Gjatë qëndrimit në USA, kabineti i Ministres kanë marrë një shtëpi me qira, me kosto rreth 14 mijë dollarë, dhe shpenzimet e akomodimit janë shpërndarë propocionalisht bazuar në ditët e qëndrimit. Me këtë veprim, buxhetit të shtetit i janë kursyer afro 80 mijë dollarë." - thuhet aty.

Lajme të ngjashme