Tallja e Velës me gazetarin Musliu, Mushkolaj: Presidentja duhet të reagojë - NACIONALE

Tallja e Velës me gazetarin Musliu, Mushkolaj: Presidentja duhet të reagojë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar shefin e stafit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerima Vela, i cili i ka kërkuar presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ta bëj testin e ADN-së për të parë nëse është djalë i gazetarit kosovar Fahri Musliu.

Mushkolaj e ka vlerësuar si i të ulët talljen e Velës me ish-korrespodentin e RTK-së në Beograd.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mushkolaj ka shkruar se presidentja Osmani duhet të reagojë në këtë rast.

“Veç shihni çfarë poshtërsinash flet shefi i stafit të presidentes. Presidentja duhet me reagu”, ka shkruar Mushkolaj.

Lajme të ngjashme