Tallet Olluri: Kurti e humbi betejën, por i fitoi zemrat tona
Gazetari Parim Olluri, ka ironizuar me kryeministrin Kurti, duke e përdorur një frazë e cila është e famshme sidomos në zhargonin sportiv.
Kur një ekip humb, por bën përpjekje shumë të mëdha për ta fituar ndeshjen, zakonisht komentatorët përdorin frazën: “e humbën lojën, por fituan zemrat tona”.
Këtë frazë e ka rikthyer gazetari Olluri, duke ironizuar me përpjekjet e Kurtit për ta fituar “betejën” me situatën në veri.
Olluri tutje shton se ne populli e përkrahim Kurtin si në humbje si në fitore.
Statusi i plotë i Ollurit:
“Humbi betejen, por i fitoi zemrat tona.
Na populli apet e perkrahim Albin Kurtin. Si ne humbje, si ne fitore. Se i joni eshte”