Tallej me PDK-në për shtyrjen e autobusit, por Kurtit mezi i ndez vetura në Podujevë - NACIONALE

Tallej me PDK-në për shtyrjen e autobusit, por Kurtit mezi i ndez vetura në Podujevë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sot nuk i ka shkuar mirë vizita në Podujevë.

Pasi ka vendosur gurthemelit për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për persona të moshuar në Podujevë, ai është kthyer tek makina e tij për të marrë rrugën drejt Prishtinës, ku i ka ndodhur një e papritur.

Vetura e kryeministrit nuk u ndez me të paren, as me të dytën dhe as me të treten.

Ai qëndronte në veturë, derisa drejtuesi i makinës BMWX5 është dashur disa herë të provojë ndezjen.

Vetëm pas disa “vergllatjeve” makina ndizet dhe kryeministri vazhdon rrugën.

Në zgjedhjet e vitit 2019, Kurti tallej me një spot të PDK-së, ku udhëheqja e kësaj partie e shtynte një autobus.

Kosovapress sjell videon e plotë.

Lajme të ngjashme