Talibanët thonë se nuk e kanë gjetur trupin e udhëheqësit të Al-Qaeda-s - NACIONALE

Talibanët thonë se nuk e kanë gjetur trupin e udhëheqësit të Al-Qaeda-s

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Talibanët nuk e kanë gjetur trupin e udhëheqësit të Al-Qaeda-s, Ayman al-Zawahiri, dhe po i vazhdojnë hetimet, tha të enjten zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, pasi Shtetet e Bashkuara thanë muajin e kaluar se e kanë vrarë al-Zawahirin përmes një sulmi ajror në Kabul.

Zyrtarët amerikanë thanë se Shtetet e Bashkuara e vranë Zawahirin me një raketë të hedhur nga droni përderisa ai qëndronte në ballkon në korrik.

Kjo ishte goditja më e fuqishme ndaj grupit famëkeq që nga vrasja e udhëheqësit të mëparshëm, Osama bin Laden, para më shumë se një dekade.

Lajme të ngjashme