Talenti Simons tregon pse e la PSG-në për PSV-në
Talenti Xavi Simons ka thyer heshtjen duke shpjeguar arsyen pse vendosi të largohet nga Paris Saint German, për të nënshkruar me PSV Eindhoven.
Mesfushori nënshkroi kontratë pesëvjecare, pasi nuk zhvilloi shumë minuta nën urdhrat e Mauricio Pochettino, ky i fundit u shkarkua së fundmi nga klubi francez.
"Isha duke u stërvitur me shumë yje botërore cdo ditë, por të luaj ndeshje ishte më e rëndësishme. Mësova shumë nga këta lojtarë, por sa mbusha 19 vjec dhe mendoj se duhet të vazhdoj përpara. Ishte e pabesueshme. Nuk mendoj se do të shoh një skuadër të tillë të bashkuar sërish".
"Ishte e pabesueshme të isha në një dhomë të zhveshjes me lojtarë që i sheh në TV. Askush nuk mund ta thotë atë. Jam shumë falënderues ndaj tyre".