Talat Xhaferi propozohet për kryeministër të Maqedonisë së Veriut - NACIONALE

Talat Xhaferi propozohet për kryeministër të Maqedonisë së Veriut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Maqedonia e Veriut pritet të bëhet me kryeministrin e parë shqiptar në 100 ditët e fundit kësaj përbërje qeveritare.

Duket se marrëveshja që kanë koalicioni qeverises LSDM- BDI, nga viti 2020 është ende në fuqi, e cila parasheh kryeministër shqiptar për 100 ditët e fundit të qeverisjes.

Sot kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim, ka vendosur që për kryeministër teknik ta propozojë kryeparlamentarin aktual Talat Xhaferi.

BDI propozon Talat Xhaferin si kryeministër i Qeverisë e cila do të jetë në fuqi nga fundi i janarit e deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”, deklaroi Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së, përcjell Alsat M.

Lajme të ngjashme