Takimi “sekret” i Kurtit me Vuçiqin, Mushkolaj-Osmanit: Pse nuk iu tregove qytetarëve për këto gjera sa ishe presidente?
Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar akuzat e ish-presidentes Vjosa Osmanit ndaj kryeministrit Albin Kurti për takimet sekrete me Aleksander Vuçiqin.
Ai ka shtruar një pyetjet për bartësen e listës së LDK-së.
Në profilin e tij në Facebook, ai e ka pyetur Osmanin pse nuk kishte treguar për këto takime sa ishte presidente.
“Me e pasë bo Albini edhe njëherë presidente, Vjosa kurrë nuk kish folë për këtë sen. Ajo i ka shërbye dhe do t'i shërbente me devotshmëri atij, vetëm për ta mbajtur postin e presidentes. Pse nuk iu kallxoi qytetarëve për bëmat e Albinit sa ishte presidente? E dimë krejt pse. E dimë krejt se kjo e ka hallin e karrierës së vet - një e pangopur për pushtet dhe privilegje. Oportuniste e llojit t'vet”, ka shkruar ai.