Takimi në pauzë: Kurti tregon çka bisedoi me Edi Ramën dhe Arben Taravarin - NACIONALE

Takimi në pauzë: Kurti tregon çka bisedoi me Edi Ramën dhe Arben Taravarin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Shkupit është mbajtur konferenca e liderëve të rajonit për Planin e Rritjes së BE-së.

Në këtë konferencë morën pjesë edhe kryeministrat shqiptar ai nga Kosova, Albin Kurti dhe ai nga Shqipëria Edi Rama.

Gjatë një pauzë të shkurtë të konferencës Kurti e Rama zhvilluan një takim së bashku.

Kurti ka treguar sot për çka kanë biseduar.

Postimi:

Në Shkup, në margjina të konferencës së liderëve të rajonit për Planin e Rritjes së BE-së, bashkë me kryeministrin Rama takuam dhe bashkëbiseduam me Arben Taravarin, Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët.

Shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje. Sfidat shpesh i kemi të ngjashme e të përbashkëta. Shërbimin ndaj qytetarëve duhet përherë ta kemi qëllim të palëkundur të angazhimit politik. E në rrugë e sipër na duhet të jemi krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie.

Lajme të ngjashme