Takimi me Erdogan, Putin propozon 'qendër të madhe gazi' në Turqi - NACIONALE

Takimi me Erdogan, Putin propozon 'qendër të madhe gazi' në Turqi

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Gjatë një takimi me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, presidenti rus Vladimir Putin ka paraqitur idenë për një qendër të madhe gazi në Turqi.

Në takimin e zhvilluar në Astana të Kazakistanit, Putin i ka dhënë idenë Erdogan-it për një mundësi për të rregulluar çmimet tashmë të larta.

“Në rrjedhën e punës së kësaj qendre, të cilën ne mund ta krijonim së bashku, sigurisht që do të ishte edhe një platformë jo vetëm për furnizime, por edhe për përcaktimin e çmimit, sepse kjo është një çështje shumë e rëndësishme - çështja e çmimeve,” ka thënë ai.

Sipas Reuters, Putin fillimisht ka sugjeruar se Rusia mund të krijojë një qendër të madhe gazi në Turqi duke ridrejtuar furnizimet që kanë qenë të destinuara për të kaluar në tubacionet e dëmtuara nënujore Nord Stream.

Ideja e Putinit për gazin, nuk është komentuar ende nga presidenti turk Erdogan.

Lajme të ngjashme