Takimi Kurti-Vuçiq, Gjermania: Shumë zhgënjyese që ishte sërish i pasuksesshëm
Dje në Bruksel u takuan kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takim që nuk prodhoi ndonjë dakordim apo marrëveshje për të ecur përpara.
Në lidhje me këtë dështim është deklaruar edhe Gjermania.
Në një përgjigje për Express, zëdhënësi i Qeverisë Federale të Gjermanisë, Steffen Hebstreit, deklaroi se është shumë zhgënjyese që takimi ishte i pasuksesshëm.
“Shumë zhgënjyese që takimi i dialogut mes Serbisë dhe Kosovës ishte sërish i pasuksesshëm. Pengimi nuk do të na nxjerrë nga kriza. Dialogu i normalizimit i udhëhequr nga BE-ja është mënyra e vetme për një zgjidhje. Gjermania do të vazhdojë të punojë intensivisht me partnerët e saj për këtë.” - ka thënë Hebstreit.