Takimi Kurti-Hamza, Deda: U rrit mundësia e kandidaturës të Osmanit dhe mandatit të saj të dytë
Analisti politik Ilir Deda ka reaguar pas asaj që ai e quajti "dështim i konsultimeve" ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës për gjetjen e një emri konsensual për Presidentin e vendit, duke e quajtur këtë proces të paqartë dhe duke kërkuar që të mos humbet më kohë me lëvizje të pasuksesshme politike.
Deda shkroi se nëse ka ekzistuar realisht synimi për të ndërtuar një proces për një emër konsensual, atëherë ka qenë e ditur se ai nuk do të ishte nga asnjëra prej dy partive kryesore.
Ai njëkohësisht vlerëson se pas kollapsit të këtyre konsultimeve është rritur mundësia që Vjosa Osmani të rikandidojë dhe të marrë një mandat të dytë presidencial.