Takimet në Bruksel, Arifi: Jemi në prag të zgjedhjeve, nuk pres asgjë të re - NACIONALE

Takimet në Bruksel, Arifi: Jemi në prag të zgjedhjeve, nuk pres asgjë të re

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-kryenegociatori i Kosovës për bisedime me Serbinë, Avni Arifi, nuk pret ndonjë rezultat nga takimet që po ndodhin sot në Bruksel.

Ai ka thënë se Kosova tani është afër zgjedhjeve dhe Qeveria Kurti nuk do të bëj asgjë për këtë proces.

“Me vet faktin se është caktuar si papritur për opinionin, flet për atë se mbrapa perdeve është shumëçka duke ndodhur. Nuk pres asgjë aq më parë që ne jemi duke hy në proces zgjedhor dhe Kurti asgjë nuk do të bëj që do të mund të shihej si ‘lëshuarje pe’”, ka thënë Arifi për Periskopin.

Ai ka paralajmëruar se diskursi i pushtetarëve ndaj procesit të dialogut do të ashpërsohet.

Sipas tij, kjo do të bëhet për shkak të votave.

“Ne jemi para zgjedhjeve dhe dialogu është një temë jo aq e popullarizuar. Sa më i ashpër ndaj dialogut aq më shumë përkrahje të votuesi. E vërteta, për me “vdekë” dialogu duhet me u gjetë formë tjetër e ballafaqimit me Serbinë dhe nuk besojë që Konjufca me të vertetë e preferon atë formë të ballafaqimit”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme