Takimet e Haradinajt në ShBA “çmendin” serbët, një organizatë lobuese kërkon ndërhyrjen e institucioneve amerikane - NACIONALE

Takimet e Haradinajt në ShBA “çmendin” serbët, një organizatë lobuese kërkon ndërhyrjen e institucioneve amerikane

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Vizita e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në ShBA duket se i ka nervozuar serbët.

Takimet e ish-kryeministrit të Kosovës me zyrtarët amerikanë kanë nxitur reagime të ashpra nga disa qarqe serbe në ShBA.

Madje, një organizatë lobuese serbe me seli në Chicago, e njohur me emrin “Serbian National Defense”, ka kërkuar ndërprerjen e kësaj vizite.

Përmes një postimi publik në rrjetin social X, kjo organizatë e ka sulmuar rëndë Haradinajn, duke etiketuar me akuza të pabazuara.

Madje, kjo organizatë ka kërkuar ndërhyrjen e institucioneve amerikane në ndërprerjen e kësaj vite.

Gjatë qëndrimit në Uashington, Haradinaj ka zhvilloi takime me zyrtarë e kongresitë të njohur amerikan.

Ai ka marrë pjesë edhe në Forumin Ndërparlamentar të Sigurisë, i cili është mbajtur në Capital Hill. Në adresimin e tij në këtë forum, Haradinaj ka kërkua anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Më pas, Haradinaj ka marrë pjese edhe në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit.

Lajme të ngjashme