Takim i NATO-s, në fokus sigurimi i sistemeve të mbrojtjes ajrore për Ukrainën
Në krye të axhendës së takimit të sotëm të anëtarëve të NATO-s, do të jetë forcimi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës.
Sipas një zyrtari ukrainas dhe një diplomati amerikan, ministrat e Mbrojtjes të NATO-s të mbledhur në Bruksel, do të kenë në fokus mënyrën se si t’i sigurojnë Ukrainës më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore në mënyrë që të mbrojë civilët dhe infrastrukturën kritike.
Takimi i NATO-s vjen dy ditë pasi Rusia nisi sulmin e saj më intensiv ajror kundër Ukrainës që nga pushtimi i saj në shkurt, duke lënë të vrarë të paktën 19 civilë dhe duke goditur objektet energjetike në të gjithë vendin.
Pas sulmeve, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg nënvizoi nevojën për të furnizuar më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore në Kiev, duke thënë se ato "po bëjnë një ndryshim".
