Tajvani thotë se Kina është duke kryer stërvitje me 66 avionë dhe 14 anije luftarake
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se të dielën ka zbuluar 66 avionë të forcave ajrore kineze dhe 14 anije luftarake kineze duke kryer aktivitete brenda dhe rreth ngushticës së Tajvanit.
Ndërkohë që të enjten, u raportua se në stërvitje u gjujatën 11 raketa, të premten u tha se në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit po afroheshin 68 avionë kinezë.
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se të shtunën ishin aktive 14 anije dhe 20 avionë, ku 14 prej tyre kishin shkelur “vijën mesatare” që njihet si kufi jozyrtar i territorit de facto të Tajvanit.
