Tahiri: Viti 2023 ishte vit i humbur për Kosovën - NACIONALE

Tahiri: Viti 2023 ishte vit i humbur për Kosovën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, vitin 2023 e ka quajtur si vit të humbur për Kosovën.

Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se viti 2023 do të mbahet në mend si vit i cili e varfëroi secilin qytetar të Kosovës, pa dallim.

Sipas tij, gjatë këtij viti është ngritur pasiguria në vend në shumë fusha.

“Në konferencën e fundvitit duke e rikapitulluar vitin 2023, theksova rolin e AAK-së në këtë vit, por njëkohësisht edhe dështimet të cilat ndodhën gjatë këtij viti. Viti 2023 do të mbahet në mend si vit i cili e varfëroi secilin qytetar të Kosovës, pa dallim. Vit i cili e ngriti pasigurinë në vend, që nga aspekti social e deri tek ai i sigurisë”, ka shkruar ai.

Më tej, ai ka vlerësuar se shumë ministra të Qeverisë gjatë këtij viti eksperimentuan.

“Ishte vit i eksperimentimit të shumicës së ministrave dhe dikasterëve që udhëheqin, duke e e kthyer Kosovën ndër vendet e para në listë për rezultatin më të dobët në PISA, në vendin me pagat më të ulëta në sektorin publik në rajon, në mos shpenzimin respektivisht investimin e jo më shumë se një miliardë euro në projekte kapitale dhe me dështim të plotë në politiken e Jashtme dhe subjektivitetin e Kosovës. 2023 do të mbahet si vit kur qeveria është munduar me të gjithë mekanizmat e saj të kapë institucionet e pavarura, në veçanti gjyqësorin. Zhvillimi më i mirë dhe më i mrekullueshëm ne 2024 do të ishte largimi i ksaj qeverie dhe ndalja e dëmit që i bëhet Kosovës”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme